Ahmeti: Nuk pajtohemi me vendimin e Ivanovit
Ali Ahmeti
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me shefin e misionit të OBSE/ODIHR-it në Maqedoni, Jan Petersen.

Gajtë këtij takimi u fol rreth përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme, si edhe për krizën politike në Maqedoni.

Ahmeti theksoi se BDI-ja nuk pajtohet me vendimin e përshpejtuar të të ashtuquajturit kryetari Ivanov, prandaj edhe kërkon tërheqjen sa më të shpejtë të vendimit, pasi që e rënon marrëveshjen e Shkupit dhe arritjet e deritanishme.

Më tej, kryetari i BDI-së tha se krizën politike e zgjidh vetëm mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe zbatimi i Marrëveshjes, sepse qytetarët nuk mund ta durojnë gjatë këtë agoni shoqërore nga e cila vuan ekonomia, ndihma sociale, por edhe siguria në vend./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori