Ahmeti ngushëllon popullin amerikan
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përcjell ngushëllimet e tij për sulmin e djeshëm ndaj qytetarëve të Bostonit në SHBA. Ahmeti theksoi se këto akte terrori ndaj qytetarëve duhet të dënohen pasi janë të papranueshme nga gjithë bota.

"Me hidhërim të thellë pranova lajmin për sulmin e djeshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, andaj dua që në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e jetëve dhe për plagosjen e shumë të tjerëve

Këto akte terrori ndaj qytetarëve meritojnë çdo dënim dhe janë absolutisht të papranueshme nga e gjithë bota e mbarë. Sulmet ndaj mënyrës sonë të jetëses dhe vlerave demokratike në asnjë mënyrë nuk do të ngadhnjejnë mbi të drejtën dhe respektin e të drejtave dhe lirive të njerëzve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paguajnë një çmim të lartë për detyrën e tyre fisnike dhe të vështirë për promovimin e vlerave demokratike gjithandej në botë, por ne, shqiptarët, qëndrojmë pranë popullit amerikan në këto përpjekje për një botë me më shumë siguri, paqë, stabilitet dhe demokraci.

Të gjithë ne bashkëndjejme me familjet e të ndjerëve dhe urojmë që të plagosurit të shërohen sa më shpejtë, ndërsa përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë sa më parë"- shkruan Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2013, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori