Ahmeti nga Tetova: Të sigurojmë fitoren e radhës!
Pëlqej
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mori pjesë sonte në konventën promovuese të kandidates për kryetar komune të Tetovës, Teuta Arifi.

Sonte në Pallatin e Kulturës u mbajt konventa promovuse e kandidates për kryetare të komunës së Tetovës dhe listës së këshilltarëve nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Fjalë rasti mori edhe lideri i BDi-së, Ali Ahmeti i cili mes tjerash theksoi se BDI-ja solli ndryshime në këtë vend, dhe se BDI ndryshoi historinë e këtij, dhe se ne jemi ata që ndërtojmë ardhmërinë, njofton TetovaSot.

Ai gjithashtu u ka kërkuar kandidatëve këshilltarëve dhe anëtarëve e simpatizauesve të kësaj partie që së bashku të sigurojnë fitoren e radhës të BDI-së. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 22:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori