Ahmeti nga Dibra: Unë dhe BDI-ja qëndrojmë fuqishëm pas Ruzhdi Latës
Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e takimeve parazgjedhore qëndroi sot në qytetin e Dibrës ku prezantoi kandidatin për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata dhe listën e këshilltarëve.

Tubimin e hapi shefi i shtabit komunal zgjedhor të BDI-dega Dibër, z.Ramadan Imeri, i cili përshëndeti të pranishmit, kryetarit Ali Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe raportoi për punën e deritanishme të shtabit.


Fuat Spahiu, bartësi i listës për këshilltarë të BDI-së, në fjalën e tij tregoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se nuk do i zhgënjejë ata që ia dhanë besimin e për të qenë përfaqësuesi i tyre.

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata duke i falënderuar të pranishmit për prezencën, i uroi mirëseardhje kryetarit Ahmeti dhe e falënderoi për besimin e dhënë që edhe një mandat të jetë kandidat i BDI-së për Komunën e Dibrës. 


” E përgëzojmë z.Lata për punët e bëra gjer tani në shërbim të mirëqenies qytetare të Dibrës, për çka e ka pasur mbështetjen time dhe Ju siguroj se do ta ketë mbështetjen time dhe te gjithë BDI-së në projektet qe ai i parasheh për Dibrën në katër vjeçarin e ardhshëm”, tha Ahmeti. /albeu.com/

Shtuar më 07/10/2017, ora 20:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori