Ahmeti: Ne kemi mbi 150 mijë vota, PDSH s’ka as 50 mijë
Ali Ahmeti ka nxituar të thotë se BDI ka më shumë se 150 mijë vota, ndërkaq që oponenti politik, PDSH nuk i ka as 50 mijë vota gjithsej.

"Mandatet e BDI-së lëvizin që ka 19 deri më 20 deputetë", - theksoi Ahmeti.

Ai u shpreh se kjo është ndër fitoret më të mëdha historike që ka realizuar BDI ndonjëherë.

nderuar anëtarë të BDI, të shtabeve qendrore të BDI, të nderuar të pranishëm të mediumeve. Para disa minutash mora verifikimin punët që kanë bërë shefat e shtabeve, punë e madhe punë për t'u përshëndetur dhe kam rastin që unë të shpall punën e tyre aktivitetin e tyre një nga fitoret më të mëdha në histori të BDI", - tha Ahmeti.

Në fund, ai u shpreh se ndihet krenar që BDI do të mund të marrë më shumë se 150 mijë vota, përkundër rivalit politik, që nuk i kalon as të 50 mijë votat.

Portali Albeu ka qenë media e vetme në gjuhën shqipe në rajon që ka pasqyruar procesin e numërimit të votave me një ekran të veçantë në kohë reale. Këtu mund të shihen të gjitha statistikat e zgjedhjeve sipas njësive dhe partive në mënyrë grafike! /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2014, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori