Ahmeti takohet me Venizelos
Update- Fotoja e mësipërme tregon se Ali Ahmeti së bashku me delegacionin e tij ka mbërritur në Athinë dhe është takuar me përfaqësuesit e lartë atje.

Duket që është një takim miqësor mes përfaqësuesve shqiptarë dhe ministrit të jashtëm grek, Evangelos Venizelos.

Ahmeti po qëndron në Athinë i shoqëruar nga zv.kryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri. /albeu.com/



........................


09:50 - Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot është nisur drejt Greqisë ku do të takohet me shefin e diplomacisë greke dhe zv/kryeministrin Evenagelos Venizelos.

Në takim do të diskutohet për integrimin e vendit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian, po ashtu një ndër temat e tjera do të jetë edhe diskutimi mbi çështjen e emrit.

"Aktivitetet tona për ndihmë integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE do të vazhdojnë edhe në vende të tjera - mike, të cilat dëshirojnë të ndihmojnë në procesin e anëtarësimit në strukturat euroatlantike", qëndron në kumtesën e BDI-së.

Sipas mediave greke, fokusi i takimin Ahmeti-Venizelos do të jetë arritja e një kompromisi për çështjen e emrit, me qëllim që të sigurohet integrimi i Maqedonisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori