Dhunoi mbesën, policia në kërkim të 61-vjeçarit në Elbasan

Policia po punon për kapjen e një 61-vjeçari në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj mbesës së tij. Kësaj të fundit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm mbrojtjes.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në lagjen “Sulë Paprri”, Elbasan dhe po punohet për kapjen e tij, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj mbesës së tij, shtetases M. C., të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm mbrojtjes”, thotë policia./albeu.com