Zgjedhjet për kryetarin e PD, kush renditet i pari në fletën e votimit

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka treguar se si do të jetë fleta e votimit e zgjedhjeve për Kryetarin e ri të PD-së.

MIRATIMI I FLETËS SË VOTIMIT PËR KRYETAR TË PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.

Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

  1. Sali Berisha
  2. Ibsen Elezi

Komisioni do njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë dt 17 maj 2022./albeu.com/