Ahmeti mbështet zgjerimin e shumicës parlamentare
Kryeministri Zoran Zaev gjatë brifingut me gazetarët njoftoi se bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare kanë vazhduar edhe gjatë kësaj fundjave, ndërsa procesin e plotë mendon që ta përfundojë në fund të këtij muaji.

Zoran Zaev gjithashtu ka thënë se gëzon mbështetjen edhe nga partneri i tij i koalicionit, Ali Ahmeti, por edhe partnerët e tjerë të koalicionit, për të cuar edhe më tej procesin e zgjerimit të shumicës qeverisëse.

Ndërsa zgjerimin e shumicës parlamentare e vlerësoi si të nevojshëm, për shkak të vendimeve serioze që do ta presin Maqedoninë dhe për arsye të efikasitetit të Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori