Kuvendi, miratohen 7 projekt rezoluta, ligje dhe vendime gjatë seancës së sotme

Gjatë Kuvendit të sotëm7 projekt-rezoluta/ligje dhe vendime janë miratuar.

Mësohet se janë miratuar 2 projekt rezoluta, 2 projekt ligje si dhe 3 projekt vendime.

Projekt-rezolutat/ligjet/vendimet e miratuara:

Projekt rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së agjensisë së sigurimit të depozitave për vtitn 2021

76 vota pro 36 vota kundër 3 vota abstenim

Projekt rezolutë për vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021

74 vota pro 39 vota kundër 3 vota abstenim

Projekt ligj për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministave të Shqipërisë dhe Agjensisë franceze për zhvillim për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazizë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri

77 vota pro 25 vota kundër 7 vota abstenim

Projekt ligj për ratifikimin e protokollit ndryshues të konventës për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale.

90 vota pro 15 vota kundër 5 vota abstenim

Projekt vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit numër 92, 2017 për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshuar.

102 vota pro 1 votë kundër 10 vota abstenim

Projekt vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit numër 93, 2017 për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të ndryshuar

102 vota pro 1 votë kundër 10 vota abstenim

Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit numër 94, 2017 për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit Komisionerëve Publikë.

102 vota pro 1 votë kundër 10 vota abstenim/albeu.com