“Mos përsërisni turpin”, Rama i “tërheq veshin” BE-së nga Beogradi

Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel BE-së që të mbështesë Shqipërinë dhe Ballkanin e Hapur me fonde, ndërsa bën thirrje që BE-ja mos përsërisë të njëjtin gabim që bëri me Ballkanin në kohën e koronavirusit.

Ndërkohë tha se rajonin po e pret një dimër i vështirë, si pasojë e krizës energjetike dhe se ndihma dhe fondet e BE-së do të jenë shumë të rëndësishme për menaxhimin e krizës energjetike.

Edi Rama: Dua ta ritheksoj edhe një herë. Ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur dje. Mund të kishte qenë një ditë e keqe për Ballkanin . Dhe në vend të hapnim dyert për njerëzit e punës apo të prodhimit dhe për shumë të tjerë. Mund të flisnim për tension, për konflikt për rrezik luftë. Kjo është zgjedhja që kemi bërë. Të shikojmë përpara të afrojmë njerëzit. Të kuptojmë sa më mirë njëri tjetrin.”

“Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00. Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike. BE të mos bëj me në turpin që bëri në kohë e pandemisë. E mbajnë mend të gjitha shumë mirë se si vendet e Ballkanit u detyruan të vraponin në Kinë, Rusi, Turqi për të filluar operacionin e shpëtimit të infermierëve dhe mjekëve për vaksinimi. BE u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të kështjellës së vetë. Dhe liderët e BE-së e kanë pranuar që ky ka qenë një turp.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosën sot në samit marrëveshjet e përbashkëta midis tyre.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, kulturën, energjetikën dhe emergjencën civile.

1.Marrëveshja e sigurisë ushqimore
2.Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor
3.Marrëvedhja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë
4.Plani operativ në fushën e emergjencave civile

Samiti i radhës për Ballkanin e Hapur çeli sot punimet në Beograd, Serbi me pjesëmarrjen e liderëve partnerë të nismës për të vijuar me një sërë takimesh dhe aktivitetesh gjatë ditës së sotme. Kryeministri Edi Rama iu adresua Samitit me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se Ballkani është për Evropën, po kaq i rëndësishëm sa ç ‘është Europa për Ballkanin./albeu.com/


Shtuar 2.09.2022 14:03