Ahmeti: Kriza politike nuk duhet të kthehet në krizë ndëretnike
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me me ambasadorin e Norvegjisë Arne Sannes Bjornstad.

Ata kanë diskutuar lidhur me situatën politike në Maqedoni si dhe krizën politike në të cilën po kalon vendi.

Nga selia e Ahmetit bëjnë me dije se gjatë takimit u diskutua edhe për përpjekjet për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit dhe zgjidhjes së qeverisë së re në vend.

Ahmeti theksoi që partitë kryesore parlamentare duhet të nisin dialogun menjëherë për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit që rezulton me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke zhbllokuar kështu një institucion të rëndësishëm.

Ahmeti ka theksuar se kriza politike dhe institucionale në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehet në një krizë ndëretnike. /albeu.com/

Shtuar më 15/03/2017, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori