Ahmeti: Koha e shqiptarëve, të punojmë për qëndrueshmëri, siguri dhe stabilitet
Akademia solemne për shënimin e përvjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë u mbajt sot në Shkup nën përkujdesjen e Kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti.

"Sot kemi ditë të shënuar, një ngjarje jashtëzakonisht e madhe, Dita e Flamurit, dhe domosdo në këto ditë motmoti duhet të mendojmë, të reflektojmë dhe t'i shohim të mirat që i kemi bë dhe të angazhohemi që të bëjmë edhe më mirë, ndërsa nëse ka të këqija, ti pakësojmë ato e ti largojmë.", tha lideri i BDI-së, duke shtuar se "kohët kanë ndryshuar, edhe atë në favor të shqiptarëve dhe duhet të jemi të mençur dhe të zot që këto kohë edhe më tej t'i shfrytëzojmë në avancimin e çështjes shqiptare, duke rrumbullakuar në tërësi të drejtën e pamohueshme dhe pakontestueshme për barazi mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, atij shqiptarë e maqedonas, deri në përmbylljen dhe jetësimin e pavarësisë së Kosovës duke përfunduar e pranuar në gjitha institucionet ndërkombëtare dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe me një Shqipëri në paqë, stabilitet e prosperitet ekonomik, dhe sa më parë të jemi pjesë e Evropës së bashkuar dhe si Ballkan Perëndimor të jemi aty ku e kemi vendin në NATO e BE", tha Ahmeti.

Tek dëgjova interpretimin e muzikës nga më ta mirat në botë, kujtova Albdilselam Eminin dhe Fazli Grajçevcin, një atdhetar i devotshëm, i cili për simbolin tonë të shenjtë provoi dhe përballoi torturat nga më çnjerëzoret deri në dhënien e shpirtit.

Në trashëgojmë guximin, besimin e të gjithë atyre njerëzve që ranë për këtë simbol, për shqiponjën e zezë që është mbret i shqiponjave, sepse vullneti ynë buron nga vullnet i të parëve tanë", tha ndër të tjera, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, zoti Ali Ahmeti në Akademinë solemne, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të mbajtur në Shkup.

Fjali rasti për këtë ditë të shënuar mbajti historiani dhe profesori i USHT-së, Faheri Ramadani. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori