Ahmeti: Jemi duke analizuar ofertën e LSDM-së, vendimi është i vështirë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është përkulur para përmendores së Shqiponjës në komunën e Çairit. Ai nuk ishte i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të kryesisë qendrore të partisë.

Para gazetarëve, Ahemti bëri të ditur se janë duke analizuar ofertën e LSDM-së, ndërkaq thotë se nuk ka afat se deri kur duhet të jepet një përgjigje, duke shtuar se vendimi është i vështirë.

Për detajet, Ahmeti deklaroi se do të informohet opinioni në kohë, pasi nuk bëhet fjalë për ndonjë letër që ka bombë atomike. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori