Ahmeti: Jam i zhgënjyer nga deklarata e Selës
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti mbrëmë në emisionin "ClickPlus" në Tv 21 ka folur rreth përplasjeve të fundit që partnerët e koalicionit e kanë me Aleancën për Shqiptarët.

Ahmeti ka sqaruar dilemat rreth akuzave që Sela i lëshoi në emër të tij se ai është orgnaizator për eleminimin e tij fizik me 27 prill të këtij viti gjatë ndodhive të dhunshme në Kuvend.

"Zotin Sela më ka pranuar në shtëpinë e tij , e për t’ia kthyer miqësinë unë e kam pranuar në shtëpinë time. I kam parë edhe fëmijët e tij e si do të më shohin fëmijët e tij sonte kur më kanë parë edhe atëherë kur kam qenë në shtëpinë e tyre, e të mendojë se unë jam vrasësi dhe organizatori për eleminimin e babës së tyre. Kjo nuk është gjë e mirë as për zotin Sela e as për mua, që në sytë e fëmijëve të tij unë shihem si vrasësi i fëmijëve të babait të tyre.

Jam i zhgënjer shumë me zotrin Sela. Kam menduar se tek subjekti i tij do të kemi një bashkëpunim në vazhdimësi, mirëpo i tërë ky vullnet i mirë që ishte u shndërrua në një dëshpërim. Me zotin Sela kam pasur në bashkëpunim shumë të mirë dhe më vjen keq që erdhi në një zbehje por jo me fajin tim", ka thënë mbrëmë Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2017, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori