E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Ahmeti: I ashtuquajtur Presidenti Ivanov ta tërheqë menjëherë vendimin
Ali Ahmeti
Lidhur me vendimin e fundit të presidentit Gjorgje Ivanov, për të falur të gjithë politikanët e dyshuar për krime, ka reaguar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Në llogarinë e tij në Facebook ai e ka quajtur Ivanovin “të ashtuquajtur president”.

“Ivanovi vetëm sa e thellon krizën politike në vend, cenon Marrëveshjen e Shkupit dhe komprometon imazhin e shtetit karshi ndërkombëtarëve”, shprehet Ahmeti, transmeton Zhurnal.

“I ashtuquajturi President Ivanov duhet ta tërheq vendimin e tij menjëherë për arsye se një vendim i tillë i nxituar dhe i pamenduar cenon Marrëveshjen e Shkupit, provokon thellimin e krizës politike në vend, kompromiton imazhin e shtetit dhe të arriturat e përbashkëta të forcave vendore dhe ndërkombëtare”, shkruan Ali Ahmeti./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori