Ahmeti flet me ambasadorin grek çështjen e emrit
Ali Ahmeti ka realizuar sot një takim me ambasadorin grek në vend, Haris Lalakos.

Të dy bashkëbiseduesit kanë folur lidhur me një sërë çështjesh, duke nisur nga kontesti i emrit, zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor dhe integrimet e këtij rajoni.

“Kompromisi është i domosdoshëm dhe është në të mirën e të dy vendeve tona, por edhe të rajonit, sepse vetëm një rajon i integruar në strukturat EuroAtlantike siguron paqë të qëndrueshme, stabilitet dhe mundëson zhvillim ekonomik”, ka theksuar Ahmeti.

Ambasadori grek tha se politika e jashtme e Greqisë është e verndosur që fqinjët e saj ta kenë të ardhmen në NATO dhe në BE dhe se ky parim mbetet i pandryshuar. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014, ora 12:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori