Update- Kryetarit të BDI-së, Ali
Ahmeti, i shoqëruar nga Zëvendës Kryeministri, Musa Xhaferi dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Artan Grubi, do të qëndroj për vizitë zyrtare njëjavore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Washington DC, Kryetari
Ahmeti do të ketë takime në Departmentin Amerikan të Shtetit, në Pentagon dhe në Kongresin Amerikan. Gjithashtu, Kryetari
Ahmeti do të ligjeron në Institutin e Studimeve të Larta Ndërkombëtare "Johns Hopkins" në temën "Maqedonia, stabile ose jo?" ku dhe do të ketë takim me opionbërësit amerikan.
Delegacioni i BDIsë gjithashtu do të marrë pjesë në shënimin e 70 vjetorit të Zërit të Amerikës në gjuhë shqipe si dhe do të takojë Think Tank të tjerë amerikan bashkë me Ambasadorin e vendit në Washington.
Në New York, Kryetari
Ahmeti bashkë me
delegacionin do të takojnë edhe Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan si dhe Diasporën e Bashkuar Maqedonase bashkë me përfaqësues të tjerë të komunitetit të biznesit dhe të mërgatës, si dhe takime të tjera.
Gjithashtu, Kryetari
Ahmeti do të merr pjesë edhe në manifestimin tradicional "Sofra Kercovare" në Chicago ku do të ketë edhe një takim informativ me mërgatën
shqiptare. Në takimin në Chicago do të marrin pjesë edhe Fatmir Dehari dhe Izet Mexhiti. /albeu.com/
...............
09.23 Lideri i BDI-së, Ali
Ahmeti së bashku me
delegacionin e tij do të udhëtojnë nga 4 maji drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Uashington, Nju Jork dhe Çikago janë tre vendqëndrimet e Ahmetit me
delegacionin e tij.
Sipas Dnevnik, kreu i BDI-së do të takohet me administratën shtetërore të SHBA-së, me kongresmenë dhe me lobi-biznes grupet e diasporës
shqiptare.
Pjesëtar i delegacionit është edhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti dhe kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2013,
ora 16:55