Ahmeti do të takojë Volersin dhe Batlerin
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti do të takohet ditën e sotme në Shkup me ambasadorin amerikan Pol Volers dhe Lorens Batler ish ambasador, aktualisht këshilltar për politikë të jashtme në komandën evropiane të armatës së SHBA-së.

Tema e bisedës së tyre do të jetë çështja e emrit, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet aktuale në vend, vizita e Ahmetit në SHBA etj. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori