Ahmeti dhe Xhaferi heqin dorë nga dëmshpërblimi, ja çfare kërkojnë nga ish-agjenti
Pëlqej
Shtatë ditë kohë për përgatitje të fjalëve përfundimtare nga ana e avokatëve, u vendos në seancën e sotme gjyqësore, ku Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, akuzojnë për shpifje ish shefin e DSK-së, Sllobodan Bogoevsi, raporton Televizioni SHENJA.

Ndërkaq, pala paditëse bënë të ditur se kanë hequr dorë nga kërkimi i dëmshpërblimit nga ana e Bogoevskit dhe ata vetëm kërkojnë që Sllobodan Bogoeski, të kërkoj falje pasi sipas tyre ka prekur anën morale të tyre.

Padia erdhi pasi ky i fundit deklaroi për gjykatën e Nju Jorkut, se Ahmeti, Xhhaferi dhe Vllado Buçkovski kanë marrë mito nga 2, 5 milionë euro, me qëllim që të pengonin futjen e kompanive të reja celulare në vend dhe ruajtjen e monopolit të një kompanie.

Në seancën e sotshme, Ahmeti dhe Xhaferi, sërish nuk u paraqitën në gjykatë .

Në seancë dëshmoi ish shefi e shërbimit sekret Sllobodan Bogoevski, i cili mohoi të ketë deklaruar diku tjetër lidhur me këtë rast, përveç ditës kur ai ka dhënë deklaratë për Komisionin Amerikan Për Letra me Vlerë. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2017, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori