Ahmeti dhe Thaçi takuan ambasadorët e vendeve të OSBE-së
Situata aktuale në vend dhe rajon ishte tema e diskutimit mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti, kreut të PDSH-së Menduh Thaçi me ambasadorët e vendeve anëtare të OSBE-së.

Takimi është zhvilluar mbrëmë më zyrën e Misionit të OSBE-së në Tetovë. Madje në diskutim nuk u lanë jashtë edhe temat si zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet me fqinjët apo marrëdhëniet ndëretnike.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se rajoni nuk ka shmangur ende rreziqet që në Ballkanin Perëndimor përsëriten në mënyrë ciklike edhe pse në tërësi është në drejtim të mirë për instalimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë.

Ndërsa kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka theksuar se është e saktë se nuk ka rreziqe nga konflikte të mundshme në rajon, por bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e pranishme këtu që ata të na mësojnë në standardet dhe vlerat, të cilat të gjithë ne synojmë t'i arrijmë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori