Getinjo dhe Vivien nuk përmbahen, ndodh puthja e parë në buzë në BBV Kosova? (VIDEO)

Reperi Getinjo dhe Vivien janë parë shpesh në krahët e njëri-tjetrit dhe shumë mendojnë që mes tyre mund të ketë një lidhje shumë shpejt.

Dhe dita-ditës kjo gjë po vërtetohet edhe më shumë. Së fundmi po qarkullon në rrjet një video ku banorë ndodhen në kuzhinë. Aty Getinjo i afrohet Vivien dhe me sa duket i jep një puthje në buzë.

Më herët me banorët Getinjo u shpreh se i pëlqejnë “vajzat e thjeshta”, teksa pranoi pëlqimin për Vivien.

Dyshja janë filmuar disa ditë më parë nga kamerat teksa qëndronin shumë pranë. Mirëpo, Andi ka qenë duke i parë gjatë gjithë kohës nga dhoma e surprizave.

Ai i ka parë në heshtje teksa dyshja përqafoheshin. Kujtojmë se Vivien u prek shumë, madje qau pas ‘eliminimit’ të Andit.

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Vivien u shpreh sërish e prekur nga largimi i Andit, madje shtoi se “ka humbur njerëzit që i do në jetë.”

Ajo gjithashtu e krahasoi largimin e Andit me të babait të saj.

“Më erdhi shumë keq që iku Andi se doja që ta shijonte më shumë, jo për mua fiks. Pyeta vetëm nëse është mirë ai dhe familja e tij”- tha mes të tjerash Vivien.

Mirëpo nuk kanë mbetur pa u kujtuar edhe flirtimet e saj me Getinjon. Opinionisti Olti Curri tha se Vivien “nuk ia ka mbajtur as tre ditë hatrin” Andit, referuar kështu flirtimeve të saj.

Andi u rikthye në shtëpi dhe Vivien me Getinjon dhe Stresin, ishin të parët që e pritën Andin, ku Vivien “iu hodh në krahë.”

Reperi i njohur Getinjo është lakuar shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova

Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi tek kafshët.

Ai ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.

“S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf”, tha ai. Krijesa më e mençur prej shpendëve është sorra”, vijoi ai, duke i treguar banorëve edhe për një dokumentar që ka parë.