Ahmeti: Cërvenkovski, mjeshtër i krijimit të krizave
Ali Ahmeti
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ahmeti dhe subjekti që ai drejton do të angazhohen që përmes dialogut të kapërcehet ngërçi politik, i krijuar nga subjektet politike maqedonase.

Kështu u shprehë për ALSAT M kreu i BDI-së Ahmeti i cili po qëndron për vizitë në Vjenë. Sipas tij veprimet e fundit të opozitës maqedonase janë skenarë i Cërvenkovskit për një qasje më të madhe mediatike dhe për rritjen e rejtingut të subjektit të tij politik. Ahmeti madje e quan Cërvenkovskin ‘mjeshtër të krijimit krizave politike.

"Unë mendoj që zoti Cërvenkovski është një mjeshtër i krijimit të situatave. Unë përsëri vlerësoj se kjo është një çështje në kuadër të taktikës dhe të strategjisë të zotit Cërvenkovski që ai të jetë prezent në opinion dhe të jetë prezent në mediat e vendit me qëllim të përmirësimit të pozitës së tij si parti politike e cila ka shënuar rënie në përkrahjen prej qytetarëve. Kështu që kjo është mënyra më e mire që ai të ris prestigjin, ai të ris ndikimin dhe të shënojë sukses në këto zgjedhje lokale që do vijnë. Unë nuk mendoj se zoti Cërvenkovski do bëj gabim sepse ai nuk do të toleroj të bëj gabime të tilla që të përjashtoj veten nga zgjedhjet lokale, të vetë-përjashtohet. Përpjekjet për dialog janë bërë kështu që unë pres që 16 shkurtin zoti Cërvenkovski tu kthehet institucioneve", tha Ali Ahmeti.

Për Ahmetin vizita e djeshme të eurokomisarit Fyle, ka qenë më qëllim që ai vetë drejtpërdrejt të mësaj për situatën politike nga aktorët e këtyre zhvillimeve. Këto komente Ahmeti i bëri në Vjenë të Austrisë ku realizoi takim me kryetarin e grupit parlamentarë të partisë popullore të Austrisë, zotin Karlheinz Kopf, gjatë bisedës me të cilin është ndalur në zgjidhjen e çështjes së emrit, investimet në Maqedoni, bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Austrisë si dhe shumë tema të tjera të rëndësishme për të dyja vendet. Ahmeti gjithashtu realizoi takim edhe me zv/ guvernatorin e bankës popullore të Austrisë zonjën Barbara Shvarz.

"Ngrita tema mjaftë të rëndësishme për vendin tone, siç është çështja e zgjidhjes së emrit, siç janë investimet, bashkëpunimi në mes të Republikës së Austrisë, Republikës së Maqedonisë me çka nga kryetari I grupit parlamentarë të partisë popullore zotit Koph mora porosi shumë të rëndësishme, që ai do ta ngrisë në nivelet më të larta, ministrin e jashtëm, me autoritet e Austrisë ndihmën të cilën unë e kërkova për zgjidhjen e çështjes së emrit si një çështje shumë e rëndësishme që tash e sa vite është një bare për Maqedoninë por edhe gjithë rajonin", u shpreh lideri i BDI-së.

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë kreu i integristëve Ali Ahmeti në Akademinë politike kushtuar Ballkanit perëndimorë mbajti fjalim në temën: Ballkani Perëndimorë dhe euro-integrimet: Perspektivat për Maqedoninë. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2013, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori