Ahmeti: BDI nuk është zhgënjyer asnjëherë nga ndërkombëtarët
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar takim të përbashkët pune sot në ambasadën amerikane në Shkup, me zv. Ambasadoren e SHBA-ve, Micaela Schëeitzer-Bluhm dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian ne Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Ahmeti bisedoi me bashkëbiseduesit rreth zhvillimeve në lidhje me formimin e qeverisë së re reformuese, ku përsëriti që Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar tërësisht për t’i zbatuar reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar, integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Hapat e parë që do t’i ndërmerr shumica e re parlamentare janë zgjidhja e ngërçit me pushtetin lokal si dhe shfuqizimi i testimit ekstern si dy çështje imediate.

Ahmeti theksoi që në 16 vite veprimtarie në kuadër të BDI-së, asnjëherë nuk ka patur zhgënjim në qëndrimet miqësore dhe dashamirëse të komunitetit ndërkombëtar, prandaj edhe kërkoi ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së që të tejkalojmë sfidat para nesh dhe ta ndihmojnë integrimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori