Ahmeti: Alfabeti, vendim vizionar i më të mirëve të kombit
Edhe lideri i Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti, uron Diten e Alfabetit. Permes nje postimi ne Facebook ai shkruan se, "me krenari shënojmë përvjetorin e një nga vendimeve më të rëndësishme të burrështetasve dhe dijetarëve shqiptar, atë të përcaktimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit më 1908">1908", duke i shtuar edhe nje foto te vendimit te Kongresit 107 vjet me parë, përcjell Portali Albeu.

"Sot, me krenari shënojmë përvjetorin e një nga vendimeve më të rëndësishme të burrështetasve dhe dijetarëve shqiptar, atë të përcaktimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit më 1908">1908.

Ashtu si edhe Lidhja e Prizrenit më 1878 dhe shpallja e pavarësisë në Vlorë më 1912, 22 nëntori i vitit 1908">1908 solli vendim të guximshëm, historik dhe vizionar të më mirëve të kombit tonë. Gëzuar", thuhet në urimin e Ali Ahmetit. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori