Ahmeti: "Aleksandrin" dhe "Skënderbeun" e vendosëm bashkë me LSDM
Ali Ahmeti
BDI-ja, ndryshe nga VMRO-ja, pati pritur që në Samitin e NATO-s në Çikago të kishte një lëvizje pozitive për Maqedoninë. Kështu u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti në një intervistë për televizionin Kanal 5.

Duke komentuar qëndrimet e kryeministrit Nikolla Gruevski i cili pati akuzuar NATO-n dhe disa vende anëtare të Aleancës për standarde të dyfishta, Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti tha se e kupton plotësisht revoltën e Gruevskit. “Unë e kuptoj edhe revoltën e z. Nikolla Gruevski sepse ka përgjegjësinë më të madhe dhe sulmet - shigjetat shkojnë drejt z. Nikolla Gruevski për dështimin që është bërë në samitin e Çikagos. Mirëpo përsëri unë mendoj që me forca të përbashkëta ne do të arrijmë të kalojmë situatën’, tha Ali Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti, kryetar i BDI-së. Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti garantoi se partia e tij përpiqet të ndihmojë në mënyrën më konstruktive në gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Pavarësisht epilogut të samitit të NATO-s Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti tha se BDI nuk do ta braktisë Qeverinë.“Nëse BDI braktis Qeverinë, a do të ketë krizë? Sigurisht se do të ketë krize dhe unë nuk mendoj se ka ndonjë njeri që nuk beson që tërheqja e BDI-së nuk shkakton krizë në vend. Po i dëgjoj që të gjithë, shumë analistë, BDI duhet të braktisë Qeverinë. Ku do të shkojë BDI? Të bëhet pjesë e instalimit të krizës, pjesë e varfërisë edhe më shumë të njerëzve?”, tha Ali Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti, kryetar i BDI-së.Kreu i BDI-së tha duhet pritur formimi i Qeverisë së re në Greqi, pas zgjedhjeve të 17 majit atje, dhe të fillojnë komunikimet e drejtpërdrejta, pasi në syrin e Ahmetit, Emri nuk është një çështje e pazgjidhshme. “Nuk është problem aq i thellë që nuk ka zgjidhje, problemi i çështjes së emrit. Brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor ka pasur probleme edhe më të mëdha, që janë shtruar për zgjidhje dhe kanë gjet zgjidhje, shembull është Kosova, është Bosnja”, tha Ali Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti, kryetar i BDI-së. Duke folur për projektin Shkupi 2014, Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti tha se shumë objekte në kuadër të këtij projekti janë në interes për gjithë qytetarët e Maqedonisë, ndërsa shtoi se vendimi për vendosjen e Aleksandrit të Madh është marrë në kohën e qeverisjes së LSDM-së me BDI-në. “Për vendosjen e Aleksandrit, ne duhet të jemi të sinqertë, është vendosur në kohën kur në koalicion kanë qenë LSDM-BDI, BDI-LSDM. Është marrë vendim në qytetin e Shkupit dhe është votuar në Këshillin e Shkupit. Vendimi është marrë në kohën kur kanë Qeverisë BDI-LSDM vendimi është marrë në qytetin e Shkupit për vendosjen e Skënderbeut dhe vendosjen e Aleksandrit të Madh. Unë nuk mendoj se Aleksandri i Madh në qytetin e Shkupit paraqet ndonjë pengesë serioze për të arrit deri tek kompromisi për çështjen e emrit”, tha Ali Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti, kryetar i BDI-së. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti">Ahmeti tha i bindur se shqiptarët, duke folur këtu edhe në emër të PDSH-së, do të pranojnë çdo zgjidhje për çështjen e emrit, që do ta pranonin subjektet politike maqedonase. /alsat-m/
Shtuar më 12/06/2012, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori