Ahmet Davutoglu niset drejt Shkupit, ja axhenda e tij
Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë dhe deputeti në parlamentin Turk nga partia e AK-së i zgjedhur nga qyteti i Konjas, Prof. Dr. Ahmet Davutoglu nesër do të bëj disa vizita në Shkup.

Kryeministër i Qeverive të Republikës së Turqisë së 62-të, 63-të dhe 64-të dhe deputet nga qyteti i Konjas, Prof. Dr. AhmetDavutoglu do të mbërrijë në Shkup për të marrë pjesë nesër në një seri programesh. Davutoglu pritet të takohet me Presidentin e vendit Gjorgji Ivanov dhe me Kryeministrin Zoran Zaev.

Profesor Dr. Ahmet Davutoglu do të mbajë një ligjëratë më 27 shtator të mërkurën në ora 10:00 në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në lidhje me këtë tematikë “Rregullim (Çrregullimin) e Rendittë Ardhshëm të Vendit Kombëtar dhe Global: Popullizmi Ekskluziv kundrejt gjithëpërfshirjes së Qeverisjes Globale “. Ligjërata do të zhvillohet në sallën M6 të universitetit.

Profesor Dr. Ahmet Davutoglu pritet të vizitojë edhe Unionin e OJQ-ve turke në Maqedoni (MATUSITEB) gjatë vizitës së tij në Shkup.

Deputeti i partisë Ak nga Konya Prof. Dr. Ahmet Davutoglu do të mbajë një fjalim edhe në Universitetin e Tetovës të enjten më 28 shtator në orën 11:00 dhe në Universitetin Qirili dhe Metodi në Shkup të premten, më 29 shtator në ora 11:00.

Prof. Dr.Ahmet DavutogluShkup do t’i prezantojë edhe librat e tij të përkthyera në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase. Ai do të marrë pjesë në debatin me temë “Qytetërimet dhe Qytetet”, i organizuar nga shtëpitë botuese Logos-A dhe Tabernakul në Hotelin Mariot, të enjten, më 28 shtator në orën 18:00. Dr. Ahmet Davutoglu gjithashtu do të prezantojë librat e tija të përkthyera në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Në të njëjtën kohë, Davutoglu pas programit të promovimit të librit do të jep nënshkrimin e tij për librat falas për dashamirët e librave.

Deputeti i partisë Ak nga Konya Prof. Dr. Ahmet Davutollu do të vizitojë Shoqatën e të diplomuarvenë Turqi të enjten, më 28 shtator në orën 20:30 ku do të organizohet një panel i quajtur “Perceptimi i Turqisë në Maqedoni” në Hotel Marriot në Shkup e organizuar nga TIKA.

Prof. Dr. Ahmet Davutoglu, namazin e xhumasë do ta falë në Xhaminë e Murat Pashës në Çarshinë e Shkupit.
Shtuar më 26/09/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori