Ahmet Davutoglu nesër viziton Maqedoninë
Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, nesër do të vizitojë Maqedoninë. Davutoglu do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Përkrah takimeve zyrtare me krerët politik, Davutoglu do të mbajë fjalim në panelin me temë “Përceptimet e Turqisë në Maqedoni”, organizuar nga Shoqata e studentëve të diplomuar në Turqi.

Në këtë panel fjalime do të mbajnë edhe Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM, Muedin Rustemi ish-ambasador i Maqedonisë në Turqi, Eser Xhevahiri anëtarë i “Xhevahir Holding”, Stevo Pendarovski deputet.

Shtuar më 25/09/2017, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori