Ahmeti: Asgjë konkrete për rikonstruktimin e qeverisë
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se ende nuk ka ndonjë vendim të prerë për fatin e koalicionit qeveritar dhe se së bashku me partnerët e koalicionit do të bisedojnë dhe do të gjejnë një zgjidhje.

"Ende nuk kemi biseduar për atë do të ketë apo jo rokadë apo emrim të ministrave që janë zgjedhur kryetar komunash. Ende nuk kam një mendim të plotë për këtë çështje. Pasi që të bisdoj me partnerët e koalicionit do të shohim se cila është zgjidhja më e mirë", deklaroi Ahmeti.

I pyetur se cilin do e dëshironte më shumë si partnerë koalicioni, Menduh Thain apo Ziadin Selën, Ahmeti ka thënë se parapëlqen të flasë për agjenda e jo për preferenca, njofton Zhurnal.mk

"Nuk mund të flas për preferenca, mund të flas për agjenda. Cilat janë agjenda më të përafërta. Kjo qeveri është e përkushtuar ndaj reformave, është e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet të cilat deri më tani nuk janë zgjedhur dhe prioriteti ynë është që të jemi më të sukseshëm në reformat", është përgjigjur Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2017, ora 20:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori