Shërbimi Informativ Hungarez është i përfshirë në lehtësimin e
arratisjes së ish kryeministrit
maqedonas Nikolla Gruevski, shkruan gazeta e Brukselit "
Politico", duke cituar deklarata nga burimet e veta.
“Shërbimet sekrete hungareze kanë pasur qasjen e tyre në planifikimin e
arratisjes, Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2016, ndërsa këtë muaj ai u dënua me dy vjet burg përpara se ai të arratisej për në Budapest”, shkruan “
Politico”.
Zëdhënësi i Qeverisë hungareze nuk u përgjigj për “
Politico” në pyetjen nëse shërbimi i inteligjencës ishte i përfshirë në operacionin e
arratisjes së ish-kryeministrin
maqedonas.
“Kryeministri hungarez Viktor Orban është aleat i vjetër i
Nikolla Gruevskit. Orban publikisht ka mbrojtur vendimin për dhënien e azilit ndaj Gruevskit, duke thënë se në Maqedoni po zhvillohen “lojëra të komplikuara politike”, shkruan “
Politico”.
Shtuar më 25/11/2018,
ora 13:16