"Agimi i Artë" kërcënon Shkupin
Partia ultranacionaliste greke "Agimi i Artë" ka kërcënuar hapur Shkupin se do të ndërpres shumë ide të proklamuara. Kjo bëhet e ditur nga kanal 5, e cila transmeton një komunikatë të kësaj lëvizje ultranacionaliste.

"Në rast se nuk ka dikush që i ndërpret ata, së shpejti do të reklamojnë edhe Beaz Kule. Për fat të mirë gjithmonë ata keq kanë pësuar nga Agimi i Artë, për çfarëdo qoftë tentime për propagandim. Prej nesër do të ndërpriten shumë ide përmes lëvizjes së fuqishme nacionaliste në Parlamentin grek", ka paralajmëruar partia "Agimi i Artë" duke i`a dedikuar këtë porosi autoriteteve të Shkupit dhe fqinjëve, shkruan Agjensia e Lajmeve INA.

Sipas kësaj lëvizje, maqedonasit janë shprehur të shqetësuar nga hyrja e këtij subjekti politik në Parlamentin grek. Kjo lëvizje "Agimi i Artë" ka akuzuar se në disa sporte reklamuese të Shkupit ka përmbajtje të kulturës dhe trashëgimisë kulturore greke. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2012, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori