Agim Nuhi emërohet Ministër i Brendshëm i Maqedonisë
Agim Nuhi, zëvendësministri i deritanishëm i MPB, është emëruar ministër në këtë ministri në përputhje me marrëveshjen e Përzhinës.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e KSHZ-së, mbaron zyrtarisht edhe mandati i ministritBrendshëm dhe atij të Punës dhe Politikave Sociale, dhe që përkohësisht këtë detyrë e marrin zëvendësministrat e brendshëm që deri tani kanë qenë në detyrë.

Ashtu që Nuhiu si kuadër i BDI do të jetë përkohsisht në detyrën e ministrit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Sipas marrëveshjes së Përzhinës Frosina Tashevska-Remenski dhe Oliver Spasovski nga LSDM ishin zgjedhur ministra në kuadër të qeverisjes së zgjeruar me mandat 100 ditësh deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Sipas marrëveshjet ata duhet të lënë detyrën ndërsa kompetencat deri në krijimin e qeverisë së re, i kalojnë zv. ministrave të tanishëm, pra Agim Nuhiu i BDI-së dhe Ibrahim Ibrahimi nga partia e komunitetit rom.

Sipas disa mediave, VMRO dhe BDI rikthejnë nën kontroll MPB-në. /albeu.com/

Shtuar më 13/12/2016, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori