Agim Krasniqi therr me thikë një të burgosur
Pëlqej
Emri i Agim Krasniqit bëhet sërish aktual.

Ndërkohë që ka 5 vjet që vuan në burg për vepra të ndryshme penale, dje ai ka therrur një të burgosur në burgun e "Idrizovës".

Mësohet se therrja është kryer për hakmarrje.

I ndihmuar dhe nga tre përkrahës të tij, Krasniqi e ka therrur në thikë të bugosurin tjetër, njofton Alfa.

Ai e ka therrur me thikë në këmbë, ndërsa i lënduari është dërguar menjëherë në spitalin e Shkupit.

Hetuesit kanë thënë se arsyeja se përse Agim Krasniqi ka kryer plagosjen ka shumë mundësi të ketë të bëjë me faktin, se i lënduari në këtë rast ka dëshmuar në një gjyq kundër tij. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori