Agani sot viziton Shkupin
Ferid Agani
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Ferid Agani do të kryesojë sot një delegacion të ministrisë që do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni.

Ministri Agani do të pritet në Shkup nga ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Bujar Osmani dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa temë e bisedave gjatë këtij takimi do të jetë dinamika e realizimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit në shëndetësi midis Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë, e nënshkruar në maj të vitit 2010.

“Kjo është vizita e dytë e ministrit Agani që prej marrjes së mandatit të ministrit të Shëndetësisë në vendet e rajonit, pasi që ditë më parë ai u prit në Tiranë nga homologu i tij atje, ministri Petrit Vasili”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2011, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori