Afrim Gashi heq dorë nga Lëvizja Besa për të themeluar partinë "Alternativa"
Zejd Rexhepi nga Lëvizja Besa e Afrim Gashit në konferencë për shtyp ditën e sotme informoi se kryesia e partisë dje ka mbajtur mbledhje në cilën është diskutuar për zhvillimet politike në vend por edhe kontestin që kanë pasur rreth partisë me anëtarët e tjerë të partisë, shkruan Albeu.com.

Një nga vendimet më të rëndësishme të kryesisë është vendimi për ndryshimin e emrit të subjektit politik që drejtohet nga Afrim Gashi dhe të quhet “Alternativa”.

“Në këtë mënyrë do të shkëputemi nga kurthi që kanë dashur ta futin kundërshtarët tonë politik dhe argatët e tyre. Alternativa do të vazhdojë të ndjek kursin e saj tradicional politik, do të përfaqësoje strukturat e saj që e kanë themeluar dhe do të angazhohet për vlerat që ajo beson”, tha Rexhepi.

Gjithashtu shtoi se do të vazhdojë më tej të kërkojë drejtësinë në lidhje me emrin dhe logon e Lëvizjes Besa, ku ka theksuar se në këtë shtet ka akoma persona që përzihen me punën e drejtësisë.

Vihet re se emri i ri i partisë së Gashit është riaktivizim i partisë të Vasil Tupurkovskit që quhet “Alternativa”.

Tanimë edhe përfundimisht Lëvizja BESA i ka mbetur Bilall Kasamit. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori