Afrim Gashi e thotë hapur: Unë e themelova Lëvizjen Besa, disa individë e vodhën
Lideri i Alternativës, Afrim
Gashi ka deklaruar se nuk ka problem me
Lëvizjen Besa pasi sipas tij ai ka qenë vetë personi që e ka themeluar dhe më pas të tjerët e kanë vjedhur.
“Unë nuk kam problem me
Lëvizjen BESA sepse unë e kam themeluar atë parti dhe shumica e anëtarëve votuesve të asaj parie janë shokët e mi.
Aty janë 4-5 individë që e kanë vjedhë vulën tonë thjesht kanë bërë kontra bandë.
Ato janë një lloj pengese kisha thënë, por jo emri jo votuesit e asaj partie” tha
Gashi në emisionin ‘Studio e hapur’ TV SHENJA.
Shtuar më 14/11/2019,
ora 08:26