Ish-partnerja e Don Xhon i jep fund beqarisë, por si u shfaq reperi në dasmën e modeles ruse (VIDEO)

Ish e dashura e Don Xhon, modelja ruse Ariana Lirey duket se nuk po shkëputet dot lehtë nga reperi shqiptar.

Lirey ka publikuar në Instagramin e saj së fundmi një video ku shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë duke firmosur dokumentat së bashku me partnerin në krah.

Mirëpo çfarë bëri përshtypje ishte muzika që e kishte shoqëruar videon. Bëhet fjalë për këngën e fundit të Don Xhonit “Dilema”.

“Kto dilema lej me mu
Ti edin qe shume un ty po tdu
A e din qe mke shkatrru
Hala per ty jam tu menu”, është kjo pjesë e tekstit të këngës së Don Xhon që shoqëron ceremoninë e Arianës.

Tani po që jemi konfuzë. Ariana zgjedh këngën e ish-partnerit në ceremoninë e saj martesore? Apo videoja është në kuadër të ndonjë xhrimi dhe modelja shfrytëzoi këtë moment për t’i dërguar sërish një sinjal Don Xhon?