Afera e “Maxhar Telekom”, BDI reagon: Të pavërteta absolute
Dëshmia është e ndërtuar në ngjarje dhe rrethana jo-ekzistente, kanë reaguar nga partia shqiptare në pushtet BDI, pas publikimit të dëshmisë së ish-shefit të policisë sekret Sllobodan Bogoevski, para gjykatës në New York për aferën “mito për Maxhar Telekomin”.

“Kjo është një e pavërtetë absolute e cila aktualizohet si pjesë e fushatës kampanjës me gënjeshtra dhe përralla që kanë për qëllim zgjedhjet e parakohshme të vitit të ardhshëm. Avokatët që nesër do të shqyrtojnë materialet dhe të paraqesin paditë e duhura”, ka njoftuar BDI për televizionin “Telma”.

Bogoevski në një dëshmi të lëshuar nga gjykata e Nju Jorkut tha se manjati grek Kondaminas, përveç ish-kryeministrit Vllado Buçkovski, pesë milionë euro nëpërmjet një ndërmjetësi në Tetovë u ka dhënë edhe krerëve të BDI-së.

Më parë, edhe ish-kryeministri Buçkovski u përgjigj se dëshmia e Bogoevskit është tendencioze dhe e rreme.
Shtuar më 07/09/2015, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori