Administratorët shqiptar me “pushime” të vazhdueshme në shtëpi
Mbi 1514 administratorë shtetëror të pranuar gjatë viteve 2010-11 por edhe më herët po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të mos sistemimit nëpër vendet e tyre të punës nëpër institucionet shtetërore.

Siç njofton agjencia INA, administratorët e rinj të cilët akoma nuk patur fatin të fillojnë punë, ende nuk dinë se kur do të sistematizohen nëpër vende të punës por të njëjtit posedojnë vendimet për punë dhe rrogat për çdo muaj mbërrijnë në llogaritë e tyre bankare.

Në dikasteret që drejtohen nga VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera nuk pranohen administratorët shqiptarë, me arsyetimin të mbingarkesës së administratës së tyre.

Deputeti i Rilindjes Demokratike, Izet Zeqiri ka deklaruar se sistemimi i të punësuarve shqiptarë në administratë nuk është paraparë as në programin e ri qeveritar.

“Në programin qeveritar përfaqësimi adekuat askund nuk përmendet deri kur duhet të përmbushet, kurse administratoret të cilët janë të punësuar marrin të ardhura personale, e që janë 1514, do të rrinë në shtëpi. Nuk shkruan asgjë në programin e qeverisë lidhur me masat që do ndërmerren për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet ku ende ato janë nën 10 për qind”, ka theksuar Zeqiri.
Shtuar më 07/08/2011, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori