Alizoti ndaj Ramës: Po të mos ishte partia e Punës ti dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi

Gkatë sencës parlamentare deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit.

Sipas Alizotit PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit. Me ironi, deputeti demokrat tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tranës.

“Kur unë jetoja në kasolle ju ishit në mes të Tiranës. Jo se kishit faj. Shqipëria duhet ti respektonte, Pal Sokolin…Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno. Ju për të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën ti nderonit. Sepse kjo parti e majtë është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj. Kjo arroganca juaj ndonjëherë ju bën edhe injorant. Unë do vahdoj tju dëgjoj dhe do pi një kafe për qejfin tim”, tha Alizoti, ndërsa mori duartrokitjet e deputetëve demokratë./albeu.com


Shtuar 23.05.2022 19:59