Adili: Lufta e 2001-shit ishte marrëveshje
Cërvenkovski - Ahmeti
Sipas liderit të dikurshëm të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, Gafurr Adili, fillimi i luftës së vitit 2001">2001Maqedoni ishte rezultat i marrëveshjes së vitit 2000 ndërmjet dy përfaqësuesve politikë të maqedonëve dhe shqiptarëve, Branko Crvenkovski dhe Ali Ahmeti.

Lideri i ish- Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, Gafurr Adili, i tha televizionit TV Alb, në Shkup, se lideri i BDI, Ali Ahmeti, asokohe punonte në përputhje me skenarin që paraprakisht e kishte dakorduar në Pogradec (Shqipëri) me Branko Crvenkovskin, i cili atëherë ishte lider i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM).


"Sipas informatës së e posedojë nga njerëz që ende janë të gjallë, por që sot nuk do ta publikojë, megjithëse do të vije koha kur do t’i bëjë publik edhe emrat e tyre, marrëveshja për fillimin e luftës në Maqedoni ishte arritur në Pogradec”, theksoi Adili, përderisa përsëriti se posedon dosje origjinale për bashkëpunimin e Ali Ahmetit me ish-UDB’në jugosllave.
Ndryshe, forcat maqedone të sigurimit dhe grupet e armatosura shqiptareMaqedoni e kishin filluar luftën në vitin 2001">2001.


BDI është aktualisht partner i koalicionit qeverisës me VMRO-DPMNE, ndërkohë që LSDM është partia më e madhe opozitare në Maqedoni.
Shtuar më 11/01/2011, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori