Adili: "Kumanova" nuk është akt terrorist
Zulfi Adili
Më 5 dhe 9 shkurt është caktuar vizitë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Agjencisë për Zbulim nga ana e anëtarëve të Komisionit për mbikqyrje të punës së tyre. Deputetët do të kërkojnë informacionet nga institucionet kompetente për sigurinë në Maqedoni.

Në Komision është hapur edhe debat mbi ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë.

"Ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në lagjen e trimave në Kumanovës i ngjajnë akteve terroriste që ndodhën në Francë dhe Turqi. Ky rrezik është sa më shumë është i pranishëm në Evropë duke pasur parasysh edhe krizën me refugjatët në Evropë dhe është e mundur që Republika e Maqedonisë të jetë shembull i një kërcënimi të këtillë”, deklaroi Pavle Sasdov, VMRO DPMNE", ka theksuar Pavle Sazdov.

"Nuk jeni ju ata që i kualifikoni aktet në Maqedoni. Kumanova në asnjë moment nuk ka qenë akt terrorist. Kjo sepse as vetë institucionet nuk janë të sigurt për t’a cilësuar këtë akt, apo për të treguar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në Kumanovë", i është kundërshtuar komentit të Sazdovit deputeti Zylfi Adili.

Ky i fundit në një prononcim për Portalb thotë se, nuk pret shumë efikasitet nga vizita e caktuar në zyrat e DSK-së dhe AZ-së.

"Sa do të ketë diçka konkrete nuk e di, ta them sinqerisht. Nga vizita e fundit nuk kishte diçka konkrete. Unë do ta bëjë punën time, si pjesë e atij komisionit dhe si shqiptarë", tha Adili. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori