Adili: Gruevski, ky serbofil dhe anti-shqiptar
Ish-lideri politik i AKSH-së dhe kryetari aktual i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Gafurr Adili e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski si serbofil dhe antishqiptar i theksuar.

"Jam shumë arsye se përse serbofili Gruevski po dëshiron zgjedhje të parakohshme. Kjo ka për qëllim që ai po frikësohet për humbjen e rejtingut, por nga ana tjetër ai dëshiron edhe një mandat të ri për të shtyer ekzekutimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët, si ribashkimi i komunave Zajaz dhe Osllome me Kërçovën dhe dëshiron vazhdimin e denigrimit të shqiptarëve në IRJM", ka theksuar për INA, Gafurr Adili.

Sipas tij, Gruevski gjithashtu synon të krijojë krizë duke tentuar që të pengojë shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë kombëtare në trojet etnike shqiptare në IRJM.

Ai ka apeluar për një bashkim midis shqiptarëve për të ndaluar politikat antishqiptare dhe serbofile të Gruevskit dhe kompanisë së tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori