Kalimi te Mallorca, reagon për herë të parë Muriqi

Vedat Muriqi zyrtarizoi kalimin e tij nga Lazio te skuadra e La Liga-s në limitin e merkatos së janarit.

Muriqi është shprehur shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe mezi pret të fillojë të japë kontributin e tij për klubin spanjoll që  synim këtë sezon ka mbijetesën.

“Përshëndetje Mallorca. Jam shumë entuziast për sfidën e re”, ka shkruar Muriqi në ‘Twitter’.

“Shihemi së shpejti në ‘Mallorca Estadi’, shtoi ai.

Muriqi synon të kthehet në formën e tij të dikurshme, të cilën nuk e gjente te Lazio. /albeu.com

 


Shtuar 1.02.2022 11:22