Ademi: Universiteti "Nënë Tereza" do të kushtojë 15-20 milionë euro (VIDEO)
Abdilaqim Ademi
Themelimi i Universitetit Shtetëror në Shkup ishte tema e debatit në emisionin CLICK PLUS, në TV2. Debati u zhvillua mes ministrit të arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi, ish ministrit të arsimit Azis Pollozhani dhe analistëve Blerim Reka dhe Arben Ratkoceri.

Ministri, për herë të parë, informoi opinionin se objekti i Universitetit të ri në Shkup do të ketë rreth 30.000 m2, ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e objektit do të kushtojë 15-20 milionë euro.

Ai tha gjithashtu se, do të dëshironte që menaxhimi i këtij universiteti të jetë ndërkombetar, për arsye se përvojat ndërkombetare do ta ndihmonin të bëhet më cilësor.

Nga ana tjetër, profesori Blerim Reka konsideron se Shkupi është kryeqendra e shqiptarëve, dhe vlereson se jo vetem Universiteti të ketë selinë në Shkup por edhe partitë politike të kenë qendrën në kryeqytet, gjithashtu edhe kultura, arsimi dhe në fund, e gjithë politikëbërja shqiptare në Maqedoni të ketë qendrën në Shkup!

Ai, më tej, porositi partinë politike në pushtet BDI, dhe jo vetëm ata, por të gjitha partitë tjera politike, t’i kenë duart sa më larg universiteteve.

Sipas tij, gjëja më e keqe që po i ndodhë UShSh-së është politizimi i kësaj iniciative!

Ndërkohë, themeluesi i gazetës “Koha” Arben Ratkoceri ka thënë se themelimi i universitet “Nënë Tereza” në Shkup është ndër hapat më të qëlluar të BDI-së në këtë qeverinë e viteve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2015, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori