Ademi: PDSH parti interesash personale, doli në shesh marrëveshja me VMRO-në
Pëlqej
Abdilaqim Ademi nga BDI-ja ka reaguar fort, pas emërimit nga Ivanovi të Flora Kadriut te PDSH-se.

Ai theksoi se kjo është një provë e qartë e bashkëpunimit mes VMRO-së dhe PDSH-së dhe vlerësoi se emërimi i Kadriut në KS është jolegjitim.

“Me këtë vendim doli në shesh Marrëveshja për koalicion dhe përkrahjen e kandidatit jo-konsensual. Kjo u realizua me vonesë, prandaj incidenti i inskenuar në Parlament nga PDSH-ja ishte me qëllim që të bëj presion që kjo edhe të realizohet. Jemi të bindur që PDSH pas kësaj do të kthehet në Parlament, sepse realizoi qëllimin e saj dhe dëshmon që nuk u shërben interesave kombëtare, por atyre partiake dhe grupore. Kujtojmë Gjorge Ivanovin se situata e sigurisë nuk është shfaqje teatrale dhe serial spanjoll që të emërojë njerëz pa legjitimitet dhe jo kompetent. Vardisja e ulët e Flora Kadriut në fushatën zgjedhore u tregua se ishte për qëllime personale”, tha Ademi, transmeton Alsat-M.

Ministri akuzoi PDSH-në se është shndërruar në një parti që nuk sheh interesat kombëtare të shqiptarëve, por interesat personale të ngushta. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2014, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori