Ademi: Nuk jam kërcënuar nga Gruevski
Pëlqej
Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi nuk ka dhënë sërish përgjigje se përse nuk e ka firmosur vendimin për emërimin e katër shkollave në shqip në Çair.

Mediat hodhën dyshimin e fortë se Ademi nuk e nënshkruan vendimin, pasi ka patur kërcënimin e Gruevskit.

Mirëpo, Abdilaqim Ademi ka shpjeguar se atë vetë dhe BDI-në nuk e kërcënon askush, pasi ka legjitimitetin e popullit shqiptar.

“Nuk mund të ketë asnjë lloj kërcënimi për BDI-në nga askush, aq më pak nga ndonjë funksionar tjetër, sepse vendimin për të qenë ose jo në Qeveri e japin shqiptarët dhe nuk e japin të tjerët. Prandaj, nuk mund të ketë kërcënime dhe nuk mund të ketë askush të shantazhojë një vendim të tillë”, tha Ademi për Alsat-M.

Ministri ka shtuar se vendimi do të merret kur "nuk do të ketë reagime lidhur me të". /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori