Ademi: Nuk do të rregullohet me ligj statusi i veteranëve të UÇK-së
Pëlqej
Edhe pse ka 13 vjet që është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit dhe për këtë gjë më së shumti kontribuan ushtarët e UÇK-së, për ta nuk do të ketë status të rregulluar.

Abdilaqim Ademi ka thënë se nuk do të ketë status të veçantë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por se kjo kategori do të ketë përparësi në arsim, në punësim, në shëndetësi dhe në sigurim banese.

"Ne këtë çështje e kemi diskutuar shpesh, por edhe gjatë formimit të koalicioneve kjo hapet si temë, dhe ka një dakordim që kjo çështje të zgjidhet në kuadër të sistemit aktual, në kuadër të ligjeve aktuale, që nënkupton edhe përparësitë që mund të kenë kjo kategori e shoqërisë edhe gjatë punësimeve, gjatë avancimit, por edhe gjatë krijimit të kushteve për arsimim, për banesë, mbikqyrje shëndetësore e kështu me radhë’, tha Ademi.

Abdilaqim Ademi pranon se ngelet shumë për tu bërë për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, ndërsa sa u përket ish ushtarëve të UÇK-së, theksoi se numër i madh i tyre tashmë janë akomoduar në institucione shtetërore./albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori