Ademi: Marrëdhëniet ndëretnike, prioritet i qeverisë
Pëlqej
Abdilaqim Ademi nga BDI-ja ka komentuar sot fjalimin e Gruevskit me rastin e festës së Ilindelit.

Ai tha se VMRO-në dhe BDI-në në qeveri i lidh një gjë e përbashkët, që është institucionalizimi i marrëdhënieve etnike në Maqedoni.

“Deklarimi i kryeministrit që ka të bëjë me marrëdhëniet ndëretnike në njëfarë mënyre është qëndrim i përbashkët i Qeverisë sepse njëri nga prioritetet kryesore në programin për punën e Qeverisë në 4 vitet e ardhshme është pikërisht avancimi i të drejtave etnike, dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike në Maqedoni”, tha Ademi.

Abdlilaqim Ademi theksoi se vetëm duke i trajtuar institucionalisht marrëdhëniet ndëretnike, do t’u shkurtohet hapësira atyre që synojnë keqpërdorimin e tyre për qëllime politike. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori