Ademi: Ligji, i favorshëm për të gjithë qytetarët
Abdilaqim Ademi
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi deklaroi se çështja e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni nuk duhet të politizohet. Ai tha se, nuk do të ketë probleme, pasi ekziston baza ligjore dhe se i gjithë procesi do të vëzhgohet nga EUROSTAT.

"Ligji është i favorshëm për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pra edhe për shqiptarët. Me këtë ligj aspak nuk do të dëmtohen shqiptarët, por përkundrazi, do të sjell në dritë numrin e vërtetë të shqiptarëve që është e një rëndësie të madhe për zbatimin e mëtejmë të ligjeve të caktuara që janë në interes të shqiptarëve", u shpreh Ademi.
Shtuar më 17/01/2011, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori